Gazetari kosovar: Qesharake kur Vetëvendosje kritikon Ramën, duken sikur duan të pushtojnë Shqipërinë

Gazetari kosovar Vaklon Syla i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit mori vendiminn për përfshirjen e Shqipërisë në nismën “Open Balkan”, së bashku me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai ka akuzuar anëtarët e Vetëvendosjes duke u shprehur se po sillen sikur duan të pushtojnë Shqipërinë, ndërsa ka hedhur akuza edhe për qeveritarët e Kosovës.
“Është qesharake kur kosovocentrikët e VV’së e kritikojnë Edi Ramën në facebook. E tregojnë një tendencë sikur me dashtë me pushtu Shqipërinë… ose së paku mos me ja u leju diplomacinë Tiranës… nifar hegjemonie palidhje.
Nëse Kosova është e paaftë me prodhu zgjidhje, ose vullnet për marrëveshje përfundimtare, pse na ka faj rajoni, ose çka po u deshka me u bo Edi Rama. Me u bo Kosovar?
Mos harroni ai është veç Kryeministër i Shqipërisë… Përderisa Kosova, Abdixhiku, Osmani e Kurti, po prodhojnë status-quo, të tjerit ecin në punë të veta. Sna presin. Qysh po ju dalin sondazhet”, shkruan gazetari.