“Gërmime dheu”! Kompania e ndërtimit që FITOI tenderin 2.8 miliardë lekë për të veshur POLICËT

SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe disa institucione të tjera do të kenë akses të plotë në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve.

Prokuroria Speciale SPAK ka arrestuar 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për tenderin e uniformave të Policisë së Shetit, i nisur dy vite më parë kur ky dikaster drejtohej nga Sandër Lleshaj

Tenderi i hapur “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me fond limit: 2.800.347.570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë TVSH), u zhvillua më datë 11.05.2020.

Tenderi u hap më datë 26 korrik të vitit 2019 dhe u mbyll më 11 maj 2020. Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, ka shpallur fituesin e këtij tenderi; kompaninë shqiptare “D&E” SHPK, që ofroi 500 milionë lekë më shumë nga vlera.

Kushti i TENDERIT: “Operatori që do furnizojë Policinë e Shtetit me uniforma duhet të ketë si pjesë të punës së tij dhe një sistem elektronik për t’u përdorur nga Policia e Shtetit dhe vete operatori”. Ndërkohë që, kompania e biznesmenit Ismail Kadiu në objekt të aktivitetit të saj kishte “Gërmime dheu”.

Kjo kontratë është hapur më 26 korrik 2019 dhe ishte parashikuar të mbyllej në 19 gusht të po të njëjtit vit. Por për rezulton të jetë shtyrë disa herë. Dhe këto shtyrje kanë ardhur pikërisht për të favorizuar kompaninë “D&E”, derisa në dhjetor 2019, ajo shtoi si objekt të aktivitetit të saj dhe “Prodhime aplikacione softëare dhe sistemesh për menaxhimin e shpërndarjes së uniformave dhe mallrave.”

Deputeti Myslim Murrizi ka qenë ai që e ka denocuar pothuajse në cdo senacë në Kuvend abuzimin me tenderat e uniformës së Policisë. Ai tre ditë më parë në seancën e fundit të Kuvendit për këtë legjislaturë i bëri edhe një thirrje SPAK dhe drejtuesit të saj, që të shikonin tenderin për uniformat e policisë, ku sipas tij kishte 11 milion euro abuzime.

Tenderi i fituar në maj të 2020 nga D&E sh.p.k ka përgjysmuar sasinë e uniformave dhe këpucëve që do të prodhonte për policinë.

“Sasitë totale sipas Dokumenteve të Tenderit – Procedura datë 19.08.2019 e pezulluar flitej për një total 489,911 artikuj, për 80 artikuj bëhet në tenderin e rihapur datë 5.11.2019, Total 249,926 artikuj, për 80 artikuj”. Pra sasitë do të blihen më pak dhe me çmimin e tenderit fillestar prej 2.8 miliardë lekësh.

“Gërmime dheu”! Kompania e ndërtimit që FITOI

“Gërmime dheu”! Kompania e ndërtimit që FITOI

Kujtojmë se nga ky aksion i policisë mes të arrestuarve është Edlira Naqellari, e cila 8 ditë më parë u shkarkua nga detyra nga ministri Bledi Çuçi. Ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së blerjeve të përqendruara në Ministri të Brendshme.

Urdhër arresti janë lëshuar po ashtu edhe për Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin, ndërsa Anisa Bogdanin është lënë në arrest shtëpie./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT