“Gjest solidariteti i Greqisë për Shqipërinë”/ Rama jep lajmin e mirë: Jemi të vendosur!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pak çaste më parë në rrjetet sociale lajmin e mirë se në vendin tonë kanë mbërritur 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, i dhuratë nga Greqia.
“100 MIJË doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, si gjest solidariteti i Greqisë për Shqipërinë.
1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Rama.
Manastirliu: Do vijojmë fushatën e vaksinimit derë më derë
100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë. 1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë.
Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, njofton Manastirliu.