Grabitjet dhe ngacmimet nga klandestinët, gazetari i njohur: Femrat po përdoren për t’i futur në Shqipëri

Shoqërimi i dhjetëra të huajve qe vijnë nga vendet e Lindjes se Mesme dhe që ndeshen shpesh nëpër rrugë, apo dyshohen si shkelës të ligjit, ka hapur një problem që nuk po gjen ende zgjidhje.

Është kthyer ne trend kalimi i paligjshëm i kufirit, por edhe përdorimi si korridor i Shqipërisë nga klandestinet, për të shkuar në Evropë. Këta klandestinë po hyjnë edhe nëpër shtëpitë e njerëzve, duke i dhunuar dhe vjedhur të zotët e shtëpisë, ose duke u bërë problem për kalimtaret e rastit nëpër rrugë.

Azilantët në kamp thonë se largohen prej andej për shkak të kushteve të këqija dhe mungesës së ushqimit. Në qendrën e azilkërkuesve njerëzit vuajnë nga uria dhe ky është shkaku se përse të gjithë largohen, duke u kthyer në endacakë apo lypës.

Emisioni “Shqipëria Live” solli në qendër të vëmendjes ngjarjen e disa ditëve më parë, ku në qytetin e Durrësit një maroken ka hyrë për të vjedhur në një banesë në zonën e plazhit. I zoti i shtëpisë e ka vënë re dhe e ka rrahur, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Grabitjet dhe ngacmimet nga klandestinët, gazetari i njohur: Femrat po

Gjithashtu disa ditë më parë në lagjen 5 Maji, disa të rinj dhunuan një algjerian i identifikuar si Hamza Marina. Ky i fundit, prej kohësh jetonte në vendin tonë dhe ishte kthyer në një shqetësim dhe rrezik të madh për qytetaret.

Marina ngacmonte qytetarët në rrugë, kryesisht femra dhe u bënte pyetje ose veprime te çuditshme dhe më pas i regjistronte duke u bërë video.

Gazetari i njohur, Dritan Laçi, ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ku u shpreh se gjatë kohës së pandemisë kanë hyrë në Shqipëri 11 të huaj, të cilët kanë si destinacion vendet evropiane. Sipas tij, këta shtetas janë nga Siria, Afgani, Algjeria dhe vende të tjera.

“Afganët vijnë me familje, sirianët vijnë në grupe më të mëdha. Pjesa e paligjshme është ajo problematike, që po kthehet në shqetësim real. Kemi rritje të krimeve ordinere”, tha gazetari.

Ai shtoi se edhe emigrantët që kërkojnë azil në Shqipëri nuk kanë mjete identifikimi, e atyre u merren shenjat e gishtërinjve.

“Imagjino pastaj se çfarë ndodh me ata që hyjnë në mënyrë kontrabandë. Femrat përdoren si shofere për të futur këta emigrantë në Shqipëri. Kemi pasur një rast në Korçë, ku një vajzë kishte në makinë disa emigrantë”, tha Laçi.

Ky i fundit vijoi duke thënë se këto klandestinë të paligjshëm kryejnë krime si vjedhje të biçikletave apo dyqaneve.

“Janë krime që ndodhin rëndom, por po përshihen edhe kontingjentet që nuk i njohim”, tha gazetari i njohur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT