Haga i rrëzon kërkesën, Hashim Thaçi mbetet në burg

Gjykata Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e ish-Presidentit Hashim Thaçi, duke lënë në fuqi vendimin e mbajtjes së tij në paraburgim.

Thaçi kërkoi nga gjykata që të ndryshojë masa e sigurisë ndaj tij dhe nga arresti me burg të kalonte në arrest shtëpie. Por, duke qenë se rregullorja nuk e lejon që kjo masë të mbahet në Kosovë, dy shtete dolën garante për të strehuar ish-Presidentin, Sllovenia dhe Turqia.

Vendimi mund të ankimohet në një tjetër trupë brenda datës 31 korrik.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mbahen në paraburgim në Hagë me akuzën e krimeve të luftës ndaj serbëve dhe shqiptarëve gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Të katërt ata kanë mohuar akuzat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT