Helmimi i 1500 qytetarëve i qëllimshëm nga dy serbë? Kryetari i komunës Deçan: Kemi qenë në dijeni të…

1500 qytetarë, ndër to 51 fëmijë, supozohet të jenë helmuar nga uji i pijshëm në komunën e Deçanit. Gjithashtu dy persona kanë humbur jetën. U fol se uji i kontaminuar ishte faktor helmues, por analizat fiziko-kimike të mostrave të ujit në gjashtë fshatra të Komunës së Deçanit kanë rezultuar dy herë negative dhe sipas standardeve për konsumimin e ujit.

Ndërkohë mbetet ende e panjohur arsyeja e helmimit. Kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, ka shpallur vendin në gjendje të jashtëzakonshme. Ai ishte sot në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se situata është në përmirësim e sipër.

Helmimi i 1500 qytetarëve i qëllimshëm nga dy serbë?

Duke folur në lidhje me vdekjen e dy personave, Ramosaj u shpreh se nuk kanë lidhje me këtë helmim. Ai shtoi se shkaku i vdekjes së tyre ka qenë një sulm kardiak.

“Shkaqet e dy personave është sulm kardiak, e këtë e kanë thënë edhe mjekët ditën kur kanë ndërruar jetë. Edhe mjekësia ligjore e ka vërtetuar këtë. Ka qenë një portal i caktuar që ka dashur që vdekjen e tyre ta lidhë me helmimin”, ka thënë kryetari i Komunës së Deçanit.

Ramosaj u shpreh se tashmë janë afër rezultatit për të gjetur shkakun e këtij helmimi. “Dyshohet një baktere e përzier me ujin për shkak të shiut, lajm i mirë që dimë nga erdhi ky helmim. Po ashtu lajm i mirë që kemi më pak të shtruar në spital”, tha kryetari i Komunës së Deçanit.

Helmimi i 1500 qytetarëve i qëllimshëm nga dy serbë?

Ndërsa në lidhje me teoritë konspirative, Ramosaj tha se për të gjitha hipotezat po merren institucionet përkatëse të shtetit.

Në lidhje me dyshimet e qytetarëve, të cilët besojnë se helmimin e kanë bërë dy serbë, Ramosaj tha se nuk ka aspak lidhje.

“Nuk besoj me këtë teori, pasi nuk lidhet data e fotos me ditën e helmimit. Kemi qenë në dijeni të kësaj foto shumë ditë më parë”, tha ai.

Helmimi i 1500 qytetarëve i qëllimshëm nga dy serbë?

Helmimi i 1500 qytetarëve i qëllimshëm nga dy serbë?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT