Hetuesit e rinj të “FBI-së shqiptare”/ Një ditë pas vizitës së Philip Reeker, Kim zarkon në SPAK

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka mbërritur në SPAK, ku do të takohet me Arben Krajën dhe me drejtoreshën e BKH-së, Aida Hajnaj.

Vizita në SPAK e diplomates amerikane bëhet për të prezantuar hetuesit e rinj të “FBI-së shqiptare”.

Ambasada e SHBA është investuar fuqishëm në reformën në drejtësi, duke ndjekur hap pas hapi implementimin e saj.

Zbarkimi në SPAK vjen një ditë pas vizitës së zyrtarit të lartë amerikan Philip Reeker.

Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker ishte dje në Tiranë ku zhvilloi takime me Kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha dhe ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes. Por zyrtari i lartë i DASH, menjanoi Ilir Metën, lëvizje që u pa si një tregues i marrëdhënieve të SHBA me presidentin./Gazeta SHQIP

Hetuesit e rinj të

Hetuesit e rinj të

Hetuesit e rinj të

Back to top button
LAJMET E FUNDIT