I mori 8 milionë lekë vajzës së pacientes që vdiq nga covid, del nga burgu edhe Tire Alldervishi

Gjykata e Tiranës ka liruar sanitaren, Tire Alldervishi. Ajo u arrestua për korrupsion, por gjykata vendosi që të dalë nga qelia dhe të lihet në “arrest shtëpie”.
Tire Alldervishi, duke u hequr si infermiere, i kishte marrë 800 mijë Lekë të reja për t’u kujdesur për nënën e saj 55-vjeçare, e cila nuk arriti ta fitonte betejën me Covid-19.
Sanitarja jo vetëm që e kishte mashtruar, por kishte keqtrajtuar gruan e ndjerë.
Më 11 mars, Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret e spitalit Shefqet Ndroqi, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit. Nga masa arrest me burg, dy infermieret u liruan nën masën detyrim paraqitje.
Po kështu Apeli liroi më herët dhe një sanitare dhe infermiere, të spitalit “Shefqet Ndroqi”, më konkretisht infermieren Sidorela Kola dhe sanitaren Rukie Hoxha.