Ja si Kosova po vetizolohet me refuzimin e Open Balkans

Refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë në nismën e flurimit ekonomik Open Balkans, për analistin e njohur Ardi Nurellari është një vetizolim që do ta dëmtojë më tepër.

Nurellari deklaroi në emisionin “Breaking” në Top Neës se Kosovës i intereson më tepër që të jetë prezent në tryezat e shumta ku është prezent Serbia dhe duke u faktorizuar dhe njohur si shtet më vete.

“Kurti tregon papërgjegjshmëri, është qesharake mënyra se si sillet ai, se deri më 14 shkurt, fillon historia me qeverinë e tij, duke mos njohur atë çfarë ka ndodhur më përpara”, tha Nurellari.

Ai thekson se nuk do të ishte hera e parë që Kosova merr pjesë në nismat rajonale, pasi ekzistojnë 12 të tilla, duke përmendur CEFTA, apo dhe nismën e Berlinit.

“Nëse ne do të hyjmë në BE, të gjitha këto elemente, do të jenë pjesë përbërëse, për të hyrë në BE, ne duhet të heqim kufijtë dhe mundësojnë lëvizjen e lirë të shqiptarëve, heq barrierat shtetërore për të funksionuar si një komb. Ngre edhe Shqipërisë si qendër transiti dhe të shkëmbimi të mallrave, i vetmi shtet që ka dalje në det, është Shqipëria, pra e faktorizon Shqipërinë. Integrimi rajonal është parakusht për të hyrë në BE”, theksoi Nurellari.

Gjithashtu ai thekson se ky qëndrim i qeverisë së Kosovës lidhet më tepër si një kapriçio e vetë kryeministrit Kurti, i cili ka propozuar shkrirjen e kësaj nisme e të krijimit të një blloku të veçantë të Ballkanit duke dalë kundër BE-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT