Kryeministri Rama niset me ‘urgjencë’ drejt Athinës, më kë pritet të takohet

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Athinën në një vizite të pa paralajmëruar.
‘Top Channel’ raporton se në orën 19.30, Rama do të mbërrijë në kryeqytetin grek, ndërsa do të takohet me politikanin, George Papandreun.
Ende nuk dihet motivi i vizitës së Ramës në Athinë, ndërsa kjo është dyta në pak kohë që kryeministri zhvillon në shtetin helen.
Nuk dihet ende nëse do ketë takime edhe me politikanë të tjerë dhe cilat janë arsyet e kësaj vizite ‘blic’./Gazeta SHQIP