“Kujton historinë me sulltanin”/ Rama shigjeton Albin Kurtin; Nëse BE është Jugosllavi e Madhe, atëherë …

Kryeministri Edi Rama ka qenë tejet i ashpër ndaj kryeministrin Albin Kurti, i cili ka refuzuar që të jetë në forumin Ekonomik të zhvilluar në Shkup mes tre liderëve të Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut
“Kush mendon se kjo është nismë për të krijuar ish-Jugosllavinë e madhe jeton në një botë paralele”, tha Rama, duke theksuar se kjo është dëmshme dhe sa i përket zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
“Kush thotë se kjo është një nismë për të rikompozuar ish-Jugosllavinë, apo e krijuar në bodrumet e Serbisë, e para jeton në një botë paralele, e dyta jeton në politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe jo forcimin e urave mes njerëzve dhe harron se po të nisemi kështu mund të themi se BE është Jugosllavia e madhe, atëherë po kjo është Jugosllavia e vogël. Por jo, kjo është krijimi i një hapësire që jeton me vlerat e mekanizmat e BE-së, që secili nga vendet bën përpjekjet e tij për t’u intriguar në BE. Për çfarë arsye kamionët e mallrave duhet të harxhojnë më shumë kohë, më e gjatë është koha e pritjes në kufi se sa është koha për të shkuar nga njëri vend te tjetri. Në emër të kujt duhet t presim kaq gjatë, në emër të konflikteve dhe çështjeve të pazgjidhura?!”, tha Rama.
Ai shtoi se “dua të përsëris, çështjet e pazgjidhura mes nesh nuk zgjidhen me kollaj, duke hedhur poshtë e mohuar potencialin e këtij bashkëpunimi. Sa më shumë të kthehet në lëvizjet të lirë e shkëmbin mallrash në ekonomi, aq me e mundur është që edhe çështjet e pazgjidhura të zgjidhen”.
Ai ka përmendur gjatë fjalës së një histori kur dy ballkanas pushtuan kalanë në emër të sulltanit, dhe se ai i thirri për t’i falendëruar shpërblimet. “Ne nuk mund të veprojmë si si ato dy ballkanasit që luftonin për sulltanin e shquan në marrjen e një kështjelle e sulltani kërkoi ti shpërblente, e i thirri dhe i tha ju të dy keni hipur të parët në kështjellën e perandorisë,. E i tha kush ishte i dyti të kërkojë çfarë të dojë, e i pari do të marrë dyfishin. I tha ma hiq një sy mua, me qëllim që t’ia hiqte të dy atij tjetrit. Kjo është histori e dhimbshme e shumë e gjatë për të e lënë pas”, tha Rama.