Kurti në Athinë e Rama, Zaev dhe Vuçiç flasin virtualisht: Paralajmërojnë një takim të ri

Kurti vazhdon takimet ne greqi me Mitsotakis dhe politikane te ndryshem dhe bojkoton takimet e lidereve ballkanik, nderkohe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev bëri të ditur sot se ka zhvilluar një takim online me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Qëllimii këtij takimi ka qenë bashkëpunimi mes tre shteteve në kuadër të përgatitjeve për Forumin Ekonomik, i cili pritet të organizohet më 29 korrik në Shkup.
“Këtë mëngjes kam pasur një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, i cili së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, do të organizojnë në Shkup më 29 korrik. Ne do të bashkëpunojmë edhe më shumë për ta bërë jetën e të gjithë qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Këta janë Ballkanasit e rinj, Evropianët’, shkruan Zaev.