LAJMI FUNDIT/ Asnjë humbje jete, ministria publikon shifrat e fundit të Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete, janë bërë 3070 testime, janë 4 të shëruar dhe vetëm 7 raste të reja; 4 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, Vlorë, Devoll.
Aktualisht janë 84 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,047 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (10 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3070
Testime totale 831,691
Raste pozitive 132,587
Raste të shëruara 130,047
Raste Aktive 84
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 32
Elbasan 12
Fier 11
Korçë 9
Vlorë 7
Shkodër 5
Lezhë 3
Durrës 3
Gjirokastër 1
Kukës 1
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.