LAJMI FUNDIT/ Rriten sërish rastet me covid në Shqipëri, situata 24 orët e fundit. Ministria: Mos neglizhoni asnjë shenjë

TIRANË – Situata e epidemiologjike në Shqipëri vijon të jetë në kontroll, me asnjë vdekje të raportuar 24 orët e fundit, por vihet re një rritje e infektimve ditore.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 15 qytetarë, në këto bashki:  4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë.

Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan 8 raste.

6 të shtruar në spital, 81 raste aktive me covid në total

Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Të shëruar

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (9 Korrik 2021)
Raste të reja ditore       15
Të shëruar në 24 orë     6
Të shtruar në spitale      6
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2108

Testime totale             828,621
Raste pozitive             132,580
Raste të shëruara        130,043
Raste Aktive                        81
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            29
Elbasan           12
Fier                  11
Korçë             9
Shkodër          6
Vlorë                6
Lezhë                3
Durrës              2
Gjirokastër        2
Kukës                1

Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT