LAJMI FUNDIT/ Tragjedia me 10 shqiptarët e Kosovës së vdekur në aksident, kryeministri kroat shpreh ngushëllimet

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka reaguar menjëherë pas aksidentit të rëndë automobilistik të ndodhur në shtetin e tij, ku kanë vdekur 10 shtetas dhe 30 të tjerë janë plagosur.
Fillimisht u përfol që autobusi që vinte nga Frankfurti i Gjermanisë ishte me targa të Maqedonisë së Veriut, por më pas u raportua se ai ishte nga Kosova.
Me anë të një statusi në rrjetet kryeministri kroat shpreh ngullëshimet e tij për këtë ngjarje tragjike.
“Me trishtim të madh morëm lajmin të daljes nga rruga të një autobusi afër Slavonski Brod në të cilin 10 persona humbën jetën. Ne i qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Kosovës dhe familjarëve, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresojmë që pasagjerët e plagosur të shërohen”, shkruan kryeministri kroat.
Gjithashtu më pas ai bëri të ditur se drejt vendit ngjarjes ka shkuar menjëherë ministri i Brendshëm i Kroacisë.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën A3 rreth orës 6 të mëngjesit. Autobusi ka dal nga rruga. Raportohet se autobusi ishte i linjës Frankfurt – Prishtinë, e në të ishin 60 persona. Sipas informatave të fundit thuhet se rreth 30 persona janë të shtrirë në spital. Qarkullimi në autostradë është ndaluar.