Lista/Gazetari nxjerr emrat e qeverisë “Rama 3”: Kryeministrin do e mbysin gratë, emrat surprizë dhe cilët ikin

Gazetari Bledi Mane me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një listë me emra të ministrave të rinj të qeverisë “Rama 3”.

“Qeverisë “Rama III” ju vjen e freskët në këtë korrik të nxehtë dhe siç do e lexoni më poshtë, shumica e shumicës qeverisëse do të jenë femra. Në këtë mënyrë Shqipëria bëhet vendi i parë në kontinent ku gratë janë shumicë e cilësuar në kabinetin e qeverisë së re”, shkruan Mane në Facebook.

Sipas tij, zv/kryeministre e qeverisë do të jetë Olta Xhaccka, ndërsa kryetare e Parlamentit do të jetë Elisa Spiropali.

Ndërsa ministre e Brendshme, sipas tij, do të jetë Romina Kuko. Ndërsa ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku do të jetë ministre e Kulturës dhe Turizmit.

Qeveria e shtatorit/ EDI RAMËN E MBYSIN GRATË
***
Shprehja e famshme “të zënçin ethet e gushtit” ka kohë që është transformuar në “ethe shtatori” çdo katër vjet në koridoret e nxehta të politikës domestike. Partinë Socialiste e kanë kapur të tretat ethe këto 8 vjet dhe lideri i saj Edi Rama kalon në orgazëm sa herë media apo edhe vetë aktorët dhe faktorët qeverikrijues lakojnë e zgjedhojnë emra të përveçëm. Ndërkohë skaleta e Qeverisë “Rama III” ju vjen e freskët në këtë korrik të nxehtë dhe siç do e lexoni më poshtë, shumica e shumicës qeverisëse do të jenë femra. Në këtë mënyrë Shqipëria bëhet vendi i parë në kontinent ku gratë janë shumicë e cilësuar në kabinetin e qeverisë së re:
-Elisa Spiropali, kryetare kuvendi
-Edi Rama, kryeministër
-Eduart Ndreca, ministër i mbrojtjes
-Olta Xhaçka, zv.kryeministre&ministre e jashtme
-Romina Kuko, ministre e brendshme
-Anila Denaj, ministre e financave
-Belinda Balluku, ministre e punëve publike&transporteve
-Erion Braçe, ministër bujqësie
-Arben Ahmetaj, ministër rindërtimi dhe zhvillimi rural
-Ogerta Manastirlliu, ministre e shëndetësisë
-Ardian Çela, ministër i mjedisit&energjitikës
-Vlora Çitaku, ministre e kulturës&turizmit
-Evis Kushi, ministre e arsimit&sporteve
-Genta Bungo, ministre e drejtësisë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT