LSI kundër Portit të ri në Durrës: 2 mld dollarë të kamufluara në kompani offshore

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pak pas operacionit të zhvilluar sot në Portin e Durrësit, ku u kapën në një kontenier me banane plot 11.6 kg kokainë e cila vinte nga Ekuadori.
Vasili nuk ka dalë hapur lidhur me trafikimin e drogave në pika kufitare, por drejton gishtin nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij, teksa thekson se ka shumë kompani guackë janë krijuar dhe do të nisin punën në Portin e ri të Durrësit.
Kamoflikimi i kompanive guackë dhe parajsat fiskale thotë ai me anë të një shënimi në rrjete soociale, po e shkatërrojnë ekonominë e Shqipërisë. Bëhet fjalë për projektin 2 miliardë dollarë, i cili synon ndërtimin e një porti turistik në Durrës, por edhe rizhvillimin e gjithë zonës në një kompleks të madh me hotele dhe apartamente.
Zyrtarisht, qeveria ka paraqitur si zhvillues dhe financues të projektit, themeluesin e grupit arab Emar, Muhamed Alabar. Por me sa duket, Alabar ka vendosur që të vijë në Shqipëri, jo përmes grupit Emar, por me kompani offshore nga ishujt Kejmen, raporton MCN.
