Mediat sllovene: Thaçi kërkon të dërgohet në arrest shtëpie në Slloveni

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që në vazhdim të gjykimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën e fundit në Kosovë të mbrohet nga arresti shtëpie.
Mediat vendase bëjnë me dije se meqënëse kërkohet një vend i tretë për të qëndruar, ai ka zgjedhur Slloveninë.
Kështu raporton mediumi slloven Necenzurirano në një shkrim ku flitet në detaje për procesin e ekstradimit të Thaçit në Slloveni, për ta vazhduar mbrojtjen nga arresti shtëpiak.
“Ky informacion na është konfirmuar nga disa burime brenda Sllovenisë dhe jashtë saj po ashtu”, shkruajnë Primosh Cirman dhe Tomas Modic, dy gazetarët që kanë publikuar artikullin në mediumin investigativ Necenzurirano.
Nga Specialja ende nuk janë deklaruar për këtë çështje.