“Mjerë ai zyrtar që ka…”/ Arrestime ministrash e ish-ministrash? Frrok Çupi paralajmëron furtunë nga SPAK

Analisti Frrok Çupi deklaroi në emisionin Breaking se një erë e re e drejtësisë ka ardhur në Shqipëri.
Duke komentuar aksionet e bujshme të SPAK, ku u arrestuar kryebashkiaku i Lushnjës dhe ku u godit një rast korrupsioni në ministrinë e Brëndshme lidhur me një tendër të fryrë për uniformat, Çupi tha në Breaking se “mjerë ata zyrtarë që fusin duart në fondet publike”
“Mjerë ai që ndodh që vë duart në fondet publike. Mjerë ata zyrtarë që kanë mendjen për të vjedhur sepse një ditë do t’i paguajnë të gjitha, por ndërkohë që e kanë bërë popullin e tyre të vuajë”, tha Çupi.
Gjithsesi, analisti u shpreh se goditja duhet të shkojë më lart, pasi vjedhja më e madhe bëhet nga “elefantët e politikës”.
“Kemi kohë që vidhemi prej elefantëve. Ngado që të shkojnë, një ditë do të paguajnë”, u shpreh ai.
Sipas tij, SPAK do ngjitet shumë lart, pasi “pret arrestime ministrash dhe ish-ministrash”.
Çupi u shpreh se po shkohet drejt “hetimit të krimit politik”./Gazeta SHQIP