Mos i merrni seriozisht gomerët antivaksinë!

Vaksinimi duhet bërë,
me detyrim-or mik,
se për komunitetin,
përbën ti një rrezik!
Kam parë në disa ekrane,
për hir të lirisë së mendimit,
një goxha propagandë,
ka kundër vaksinimit!
Tek Topi për çdo ditë,
kam parë një zog gomari,
që kundër vaksinimit,
këtu është flamurtari!
Ky kërriçi i gomarit,
është kompetent vërtet,
për çipa e stërçipa,
me siguri kur flet!
Nëse e merr për store,
moderatori s’ka faj,
por dihet-idiotllëqet,
besohen shumë kollaj!
Ai në marrëzira,
minierë e pasosur,
më bën për të vjellë,
portreti i vrerosur!
Ai e mendon veten,
një enciklopedi,
po horizontin ka,
sa një çoban me dhi!
Të tillë kromoshqilarë,
gjithmonë kemi pasur,
që s’janë vetëm idiotë,
po janë dhe të fandaksur!
Njerëz që i dëgjoni,
këta majmunë pa bisht,
ju lutem mos i merrni,
ju kurrë seriozisht!
Përveç vaksinës kundër virusit,
s’kemi gjë më të mirë,
unë me gjithë shpirt u them,
ta bëni me dëshirë!
Në disa vende ka vërshuar,
si lumë valë e tretë,
dhe Perëndia ne me hatër,
s’na mban në këtë jetë!
Një tjetër valë këtu tek ne,
do jetë vërtetë hata,
dhe Shqipëria e sfilitur,
në shpinë dot s’e mba!
A.DUKA