“Ne hapëm listat e hapura edhe pse jo 100%”/ Ralf Gjoni flet për “bëmat” e tij në Kuvend, falenderon Murrizin, Ruçin dhe PS

Deputeti i opozitës parlamentare i ardhur nga listat e LSI, Ralf Gjoni ka mbajtur fjalën e fundit sot në Kuvend. Gjoni foli për arritjet e tij në parlament duke thënë se, ne hapëm listat e hapura edhe pse jo 100%.
Ai falenderoi kolegun e tij Myslym Murrizi, Gramoz Ruçin dhe partinë socialiste për bashkëpunimin mes tyre.
“Ne hapëm listat e hapura edhe pse jo 100%, tani punën le ta vazhdojë legjislatura e ardhshme. Ne si shoqëri nuk kemi gjetur paqe me krimet që kanë ndodhur në kohën e diktaturës. Ne ia propozuam nismën për “komunizmin”, se kush ka qenë zyrtarë në sistemin komunist të përjashtoheshin në të gjitha institurcionet të shtetit. Ne jua sollëm ligjin, ky p[arlament tregoi se bijtë e komunizmit vazhdojnë të qeverisin. Ne saksionuam kapjen e shtetit shqiptar nxjerrja lakuriq me ekspozimin e kësaj lakuriqësia vjen nga poshtë, vetëm kur populli ta kuptoj do ecim para. Kemi trashëguar një sër problemesh, falenderoj Myslym Murrizin, partinë socialiste dhe Gramoz Ruçin. Unë mendoj si jashtë parlamentit dhe brenda beteja vazhdon ne të ndërtojmë këtë demokraci”, tha Gjoni.