Në rrugë dhe rrjetet sociale, Erion Braçe zbulon dy kategoritë e më idiotëve

Zv.kryeministri Erion Braçe shkruan se personat që mbajnë targën 007 janë ndër më idiotët e rrugëve.
Postimin në Twitter, Braçe siç duket e ka bërë duke marrë shkas nga manovrat e rrezikshme që shoferët me makina luksoze bëjnë në rrugë.
“Ndër më idiotët në rrugë/trafik janë ata me targen 007”, shkruan Braçe.
Por zv.kryeministri ka zbuluar edhe një kategori tjetetër idiotësh, ata të rrjeteve sociale.
“Ndër më idiotët në rrjet/trafik, instagram, twitter e posaçërisht në facebook, janë ata pa asnjë postim në profilet e tyre, por kane flamuj të dynjasë ama”, shkruan Erion Braçe në Twitter./Gazeta SHQIP