“Nuk ikën askush nga Tirana pa…”/ Me doreza dhe lopatë në duar, Dua Lipën nuk e keni parë asnjëherë kështu (VIDEO)

Artistja e famshme shqiptare vizitoi kryeqytetin për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, një iniciativë nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me miqtë e saj.

“Nuk ikën askush nga Tirana pa...”/ Me doreza dhe lopatë

Ditën e sotme, Veliaj ka publikuar një nga momentet më të veçanta me Duan. Kjo e fundit shfaqet me lopatë në duar teksa po mbjell një pemë, ashtu siç shumë personazhe të tjerë të njohur kanë bërë kur kanë vizituar Tiranën.
“Për hajër… Nuk ikën askush nga Tirana pa mbjellë një pemë”, shkroi Erion Veliaj në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë Dua Lipa ka bërë disa postime në rrjetet e saj sociale, ku i ka falënderuar të gjithë për mikpritjen e ngrohtë që i është bërë asaj dhe familjarëve që e shoqëronin në këtë udhëtim.

 

“Nuk ikën askush nga Tirana pa...”/ Me doreza dhe lopatë

“Nuk ikën askush nga Tirana pa...”/ Me doreza dhe lopatë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT