Nuk ndalet Yuri Kim, takon liderët e diasporës shqiptare në SHBA: Ta bëjmë Shqipërinë atraksion për investimet e SHBA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar këtë të mërkurë me krerët e Kongresit Panshqiptar Amerikan, ndërsa u diskutua për mënyrën se si diaspora mund të mbështesë demokracinë dhe biznesin në Shqipëri.
Përmes një reagimi në Twitter, Kim shkruan se Shqipëria po forcon shtetin e së drejtës dhe po pastron gjykatat nga të korruptuarit.
“Sapo u takova me drejtuesit e Kongresit Pan-Shqiptaro-Amerikan për të diskutuar sesi diaspora mund të kontribuojë në mbështetje të demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit në Shqipëri. Në një kohë që Shqipëria po forcon shtetin ligjor dhe po pastron gjykatat, do të bëhet edhe më shumë një vend aleat i aftë në NATO dhe destinacion atraktiv për investimet amerikane”, shkruan Yuri Kim.