“Open Balkans”/ Ngjela: Një dëshirë e parealizueshme nga njerëz që nuk dinë se ç’është ligji

Avokati Spartak Ngjela thotë se e sheh me skepticizëm krijimin e “Open Balkans”, pas takimit të tre liderëve Edi Rama, Aleksandr Vucic dhe Zoran Zaev.

Në një lidhje skype me emisionin Breaking në Top News, Ngjela u shpreh se Albin Kurti bën gabim që pranon takim me Vuçiç, në një moment kur ky i fundit nuk njeh Kosovën.

Sipas Ngjelës, krijimi i Open Balkans nuk është kaq i lehtë sa duket pasi lidhet me tregtinë dhe ekonominë e vendeve që janë pjesë në të.

“Nuk mund të heqë dorë politika serbe me këta politikanë nga marrëzia shekullore. Lëvizjet për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë nuk diskutohen megjithatë, po si ka mundësi që Kurti shkon te Vuçiç, kur ky i fundit thotë Kosova është tokë serbe.

Si do vejë Kurti? Pse do shkojë kur Kosova e ndjen veten të kërcënuar. Kosovën nuk e mban forca e brendshme, e mban fuqia amerikane. E di dhe Vucic këtë. Rama nuk bëri mirë që goditi Kurtin, e sulmoi për diçka që historikisht nuk mund të ndodhte për Kurtin. Ç’do të thotë Shengen Ballkanik kur ai nuk njeh Kosovën. Nuk ka rëndësi ndryshimi i emrit. Juridikisht është e vështirë të realizohet. Ju mendoni se BE-në e kanë bërë njerëz të zakonshëm?

Është nocion juridik shumë i vështirë, dhe punuan me dekada derisa e realizuan juridikisht, dëshira nuk është asgjë. Po tregu? Po dogana? Po fitimet e tregtisë shtetet i kanë vënë në peshore? Rama duhet të dalë të thotë që me këtë marrëveshje fitojmë këtë. Demokracia vjen nga tregu. Trego çfarë fiton e çfarë humbet. Më duket një dëshirë e parealizueshme nga njerëz që nuk dinë se çfarë është ligji,” tha Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT