Paralajmëron Ambasadorja Yuri Kim: Gjykata e Lartë së shpejti…

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur emërimin e gjyqtarit Artur Kalaja si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe paralajmëron se një tjetër emër do të emërohet se shpejti.

“Hap i rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi: gjyqtari i 8-të është emëruar në Gjykatën e Lartë, dhe i 9-ti do të ndjekë së shpejti”, thotë Kim.

Ambasadorja thekson se sapo anëtari i dhjetë të emërohet, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin e nevojshëm për të emëruar tre gjyqtarët e saj në Gjykatën Kushtetuese, proces që ka nisur me hapjen e aplikimeve nga ana e këtij institucioni.

“Sapo i 10-ti të emërohet, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të emëruar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetuese”, thotë kryediplomatja amerikane.

Në fund, Kim falenderon Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Presidencën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT