Pas takimit me Bashën/ Yuri Kim mesazh të prerë për PD: Partia mos të hajë bar për hatër të Berishës

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka folur për mediat në dalje të selisë së PD pas takimit me Lulzim Bashën.
Kim theksoi rolin e Partisë Demokratike në marrëdhëniet e vendosura me SHBA si dhe në rrëzimin e diktaturës, por dha një mesazh të qartë të nënkuptuar kundër Sali Berishës.
“PD ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë dhe që vendi shqiptar të vazhdojë të qëndrojë në shtegun për rrugën drejt BE-së.
Është një lajm shumë i mirë që opozita do të kthehet në parlament në shtator. E kuptoj se PD, ashtu si dhe partitë e tjera, nuk dolën të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, megjithatë lidhur me këtë morën raportin e OSBE-ODIHR.
Këto shqetësime duhet të adresohen në mënyrën e duhur, dhe SHBA-të do vazhdojnë të mbështesin çdo përpjekje për demokraci në Shqipëri.
Partia në qeveri duhet të dëshmojë se do ngrihet mbi interesat e saj partiake. Gjithashtu njoftoj rëndësinë që kur kryetarët e partisë të futen në parlament të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë karrigen e Shqipërisë.
Edhe PD duhet të mendojë për këtë çështje. Dhe sikurse e kam përmendur PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë vendin nga diktatura, dhe do të jetë tragjike për vendin nëse partia do duhej të hante bar për hatër të një deputeti të saj.
Partitë duhet të lëvizin përpara, e ardhmja na pret,” tha Kim.