Për çfarë u arrestua kryebashkiaku i Lushnjës? 2 milionë euro tendera, FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Kadastër dhe në Bashki

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe është arrestuar me urdhër të Pokurorisë së Posaçme. Mësohet se kryebashikau Tushe është arrestuar pasi dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin dhe për tenderat e dhënë ndër vite.

Sipas burimeve të Gazeta Shqip bëhet fjalë për abuzime në tendera që kapin vlerën 2 milionë eurove.

FNSH dhe RENEA kanë nisur sot aksionin masiv në Lushnje, ku janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cilëve është edhe kryebashkiaku. Forca të shumta kanë zbarkuar në zyrat e Ndërrmarjes së Pasurive Publike në këtë qytet dhe në Kadastër.

SPAK ka nxjerrë gjashtë urdhër kontrolle në Lushnjës. Fatos Tushe drejton këtë bashki prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2020-ës, pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.

Një ditë më parë kreu i SPAK, Arben Kraja paralajmëroi arrestimin e zyrtarë për akuzën për korrupsionin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT