Probleme me Bullgarinë për gjuhën, por Zaev “shqetësohet” për përdorimin e shqipes në Bruksel

Bullgaria bllokoi hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut me kërkesën që gjuha maqedonase të përcaktohet si dialoget perëndimor i bullgarishtes. Por, në Shkup janë më shumë të shqetësuar për përdorimin e shqipes.

Kryeministri Zoran Zaev ka akuzuar kreun e Kuvendit, Talat Xhaferri se ka shkelur Kushtetutën e vendit me fjalën e mbajtur në gjuhën shqipe në Bruksel.

“Talat Xhaferi iu drejtua në fjalimin e mbajtur në Paralmentin Europian në gjuhën shqipe në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Zaev.

Kryeministri maqedonas akuzon eurodeputetët bullgarë se kanë qenë nxitësit e vërtetë të këtij, siç thotë ai, “incidenti”.

“Është e vëretë që ka pasur tre sesione, në dy sesione ka folur maqedonisht, ndërsa në të tretën ka folur në gjuhën shqip i provokuar prej disa individë nga Bullgaria fqinje”, deklaroi Zaev.

Megjithatë, Zaev tha se do të sqarohet privatisht me Xhaferrin për gjithçka ka ndodhur dhe se nuk do të ndjekë asnjë rrugë për vënien e tij para përgjegjësisë.

Talat Xhaferri mori pjesë në Komitetin për Punët e Jashtme të PE-së, ku gjatë fjalës së mbajtur foli edhe shqip. Vetë kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut iu përgjigj akuzave duke deklaruar se Kushtetuta nuk kufizon përdorimin e së drejtës natyore dhe as përdorimin e gjuhës amtare në takime të nivelit ndërkombëtar. / Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT