Pronarët e lokaleve në Vlorë vazhdojnë ‘luftën’ me qeverinë: Mos na prekni klientët (FOTO)

Zgjatja me 60 minuta e orarit të lejimit të muzikës duket se nuk i ka kënaqur pronarët e lokaleve në Vlorë, të cilët po protestojnë sërish sonte.

Ata kërkojnë lejimin e muzikës deri në 24:00, ndërsa nismës së tyre i janë bashkuar edhe qytetarë e pushues.

Ata kanë ndezur qirinj në anë të lokaleve si dhe kanë vendosur disa fletë ku shkruhet “Rroga e administratës paguhet nga taksat tona”, “mos na prekni klientët” etj.

Si nisi përplasja

90 administratorë lokalesh, kryesisht në Lungomare, mbyllën subjektet e tyre në shenjë proteste dhe me argumentin se muzika nuk përhap koronavirusin.

Mbrëmja e djeshme kulmoi edhe me përplasje me policinë. Pas ndërhyrjes së Ramës, lejimi i muzikës u shty me 60 minuta, por duket se ata nuk janë të kënaqur.

“Protestë në Lungomare për muzikën? Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë. E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit

Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, shkruante kryeministri Rama./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT