Protesta e presion, Vetëvendosje tërhiqet nga taksa 5 euro për makinat

Pas protestave e presionit të gjithanshëm, Qeveria e Kosovës është tërhequr nga nisma për të vendosur një taksë 5 euro shtesë për qarkullimin e mjeteve.

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza-Kusari Lila tha se tërheqja ishte vendimi i duhur dhe shtoi se vendimi për këtë taksë është marrë pa miratimin e ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu në Kosovë.

Gjatë një interviste për televizionet në Kosovës, Kusari-Lilo u shpreh se i gjithë grupi parlamentar i VV ka qenë në një mendje për tërheqjen e kësaj nisme dhe bëri thirrje që të hetohet mënyra se si u miratua kjo taksë.

“Ka qenë konsensus pothuajse i plotë në Grupin e LVV-së se kjo [taksë] duhej tërhequr. Pos faktit të pezullimit të tiketës duhet të zbardhen hapat që çuan deri te ky vendim”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT