“Pse ma gërvishte makinën”, plas sherri mes turistëve në Orikum, pushuesit goditen me sende të forta, dyshohet se njëri prej tyre ka patur armë me vete

Një sherr për motive banale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum, ku disa pushues janë konfliktuar me nëjri tjetrin, për gërvishtjen e makinës.

Ata janë goditur me sende të forta, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 prej tyre, të cilët kanë marrë fraktura në trup.

Policia është nisur me urgjencë drejt vendngjarjes, pasi dyshohet se njëri prej pushuesve i përfshirë në sherr ishte i armatosur.

Në përditësim…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT