Publikon videon me autobusët hibridë, Rama: Ja kur do të nisë linja e madhe unazore në Tiranë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zbuluar mëngjesin e sotëm se kur do të nisë nga puna linja e madhe unazore në Tiranë me 66 stacione.
Teksa ka publikuar në “Facebook” një video të flotës së re të autobusëve hibridë, kreu i qeverisë shkruan se në muajin gusht do të nisë nga puna kjo linjë e madhe.
Publikon videon me autobusët hibridë, Rama: Ja kur do të
“MIRËMËNGJES dhe me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrikë që do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër e të pastër, ju uroj një të dielë të bukur.
në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2km me 66 stacione”, shkruan Rama.
Publikon videon me autobusët hibridë, Rama: Ja kur do të
Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë, Bashkia e Tiranës prezantoi linjën e re të autobusëve hibridë dhe elektrikë në kryeqytet.
20 autobusët e parë “Go Green” mbërritën në sheshin “Nënë Tereza” dhe sipas Bashkisë së Tiranës brenda muajit gusht do të futen në qarkullim.