Rama i përgjigjet mjekut që kërkoi legalizimin e ryshfetit: Paturpësi mbresëlënëse

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me mjekë dhe infermierë në kuadër të nisjes së punimeve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka reaguar edhe në lidhje me propozimin e një mjeku për të legalizuar ryshfetin.

“Më bëri shumë përshtypje para pak ditësh një grumbullim mjekësh dhe një zëdhënës që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Eshtë vërtetë mbresëlënëse nga niveli i kurajos dhe nga paturpësia e propozimit. Niveli i shpërblimit i mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim siç e kemi rritur dhe në vitet pararendëse. Nuk është një zotim elektoral por i planifikuar që të mbahet që pagat për bluzat e bardha të rriten deri në 40%. ‘Të thuash që ka ardhur koha të legalizojmë ryfshetin është një lëvizje që e gjithë sistemi, i cili ka filluar të ndjehet po shtrihet shumë më thellë. Nuk mund të ketë në asnjë mënyrë barazim të të gjithë mjekëve.”

Pak ditë më parë, kirurgu i përgjithshëm Dr.Myftar Torba, pranoi publikisht se mjekët në sistemin shëndetësor publik në vend, marrin ryshfet.

Sipas tij, “shërbimi shëndetësor, është një shërbim që duhet paguar, si të gjithë shërbimet e tjera”.

Duke folur për paga të ulëta të mjekëse, Torba thotë se askush nuk do të qëndrontre në punë, nëse s’do merrte ryshfet.

“Rroga neto e një kirurgu me 30 vite eksperiencë është 80.000 lekë. Cili kuzhinier në restorantet e Tiranës e ka rrogën kaq? Cili prokuror, gjyqtar apo hidraulik e ka rrogën kaq? Me këto rroga, unë të siguroj që po të hiqeshin bakshishet, nesër në mëngjes nuk do të kishe asnjë mjek në spitale”, deklaronte ai.

Rama: Reforma në shëndetësi, një ‘kantier’ i madh

Në ceremoninë e nisjes së punimeve në ‘Mbretëresha Geraldinë’, Rana u shpreh se sistemi ynë shëndetësor është në një ‘kantier’ sa i përket reformimit.

“Ne sot jemi në kantier për të dyfishuar kapacitetin e shtretërve, për të rritur numrin e sallave dhe për t’i dhënë të gjithë trupës së shërbimit kushte cilësore. Materniteti do të ketë, jo vetëm rritje të kapaciteteve në trefish, por do të ketë edhe një qendër prematuriteti.  Patjetër që të gjithë elementet e projektit të ri janë si rezultat i analizës së thellë të nevojave. Zgjerimi i godinës aktuale por edhe rritja e konsiderueshme e nivelit të teknologjisë në këtë maternitet shkojnë bashkë me njëra-tjetrën.  Reforma në shëndetësi është në një kantier të madh që i përfshin të gjitha këto kantiere më të vogla. Synimi për të realizuar autonominë spitalore është tanimë në një proces të avancuar”, tha Rama./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT