Rama mbledh me duart e veta plehrat në Vlorë, ‘luftë’ e hapur me kryebashkiakun Leli (VIDEO)

‘Lufta’ mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, vazhdon. Në një video të fundit të postuar nga kreu i qeverisë, ky i fundit, është shfaqur duke mbledhur plehrat në fushat sportive të qytetit bregdetar.
Në fund të videos ai i përcjell dhe një mesazh bashkisë së Vlorës, pasi sipas tij pastrimi i qytetit është detyrë e bashkisë dhe se shqiptarë e të huaj nuk kanë pse të shohin atë turp.
“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet por edhe një bashki. Ata që vijnë e luajnë këtu, të vijnë t’i mbledhim dhe jo t’i hedhin. Ata që duhet t’i pastrojnë këto, duhet t’vijnë t’i mbledhin para se të lindë dielli dhe shqiptarë e të huajë të shohin këto pamje, këtë turp,” tha Rama.