Refuzimi nga BE/ Shpërthen Rama: Vafsh në djall, nuk do organizojmë dasëm të tretë!

Kryeministri Edi Rama sërish ka kritikuar Bashkimin Europian për mosmbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë.
Gjatë një mbledhje në Greqi me ish-kryeministrin George Papandreou, Rama tha se dy përpjekjet e para dështuan dhe jo për faj të Shqipërisë.
Sipas Kryeministrit Rama, dasmën e parë dhe të dytën “nusja” nuk erdhi, ndaj nuk do të ketë përgatitje për dasmën e tretë.
“Nuk duhet që të biem pre e dështimit dhe zhgënjimit. Unë vetë në Shqipëri e kemi parë veten për dasmën e madhe me të gjitha dekorimet sepse Komisioni Europian tha se jemi gati për procesin e integrimit. Kur e thotë organi i Komisionit Europian pasi është organi më i rëndësishëm.
Kjo do të thotë që je gati të vazhdojë. Dasma e parë, nusja nuk erdhi, dasma e dytë nusja nuk erdhi, edhe nuk ka përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall. I tërë vendi mbetet sikur është tradhëtuar.“, ka thënë Rama.
Kreu i qeverisë deklaron se Shqipëria po mbahet peng i nacionalizmave të BE-së.