Ristani akuzon edhe Berishën: Së bashku me Bashën janë përgjegjësit për gjendjen në të cilën ndodhet PD

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka akuzuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha si përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet PD.

Sipas tij, Berisha ka mabjtur një pozicion në favor të Bashës dhe kjo e bën edhe atë përgjegjës për 3 humbjet e PD dhe qëndrimin në opozitë.

“Do të kisha prit një kontribut më të madh të z. Berisha në mbarëvajtjen e punëve brenda PD. PD e ka parë gjithmonë si lider historik. Një gjë e tillë jo vetëm nuk ndodhi por pashë një përkrahje shumë të fortë ndaj z. Basha dhe për mua i bën të dy përgjegjës për dishezën ku po shkon PD”, tha Ristani.

Ristani u shpreh se do të vazhdojë të jetë një zë kritik në PD, edhe pse nuk do të jetë më pjesë e Këshillit Kombëtar të PD.

“Pas kësaj përvoje që kam e shoh dilemën tek veta; A dua unë më të merrem me politikë përgjigja më vjen po. Do të merrem me politik, nuk kam për momentin projekt jashtë PD. Nuk jam më anëtar i Këshillit Kombëtar, por mbetem anëtar i PD”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT