“Ruani sa më shumë ushqime, bota drejt…”/ Habit konspiracionisti, gazetari i del kundër

Në debatin e sotëm në “Rrethi Katror” në E Diell, në Top Channel, konspiracionisti Alfred Cako përsëriti thirrjen e tij që njerëzimi duhet të bëhet gati për shkaterrim.

“Siguroni disa ushqime, se bota është në luftë për shkatërrimin e njerëzimit. Lufta po bëhet përmes teknologjisë, i kam paralajmëruar shqiptarët. Do goditen njerëzit me frekuenca të larta të 3G, do shpërndahen viruse të mëdha,” tha ai duke folur edhe kundra vaksinimit.

ADVERTISING

Megjithatë ai është kundërshtuar nga gazetari Bledi Mane në studio i cili i bëri thirrje njerëzve që ta vaksinohen në masë në mënyrë që të jenë imunë ndaj viruseve.

“Shijoni verën ju që ende nuk e keni shijuar, ne po presim vaksnimin, që të jemi sa më shumë imunë ndaj COVID,” tha Mane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT