Samiti i Prespës/ Ngjela: Amerika do i vendos sanksione Serbisë nëse nuk e pranon Kosovën

Ditën e djeshme Mathew Palmer e quajti gabim të BE mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Vizave për Kosovën në Samitin e Prespës.
Spartak Ngjela i ftuar në emisioin “Breaking” në TopNews tha se politika amerikane tha se do i bëj sanksione serbisë në rast se nuk pranon Kosovën. Rusinë e ka kaluar në krizë nga embargot që ka bërë, është një politikë e tillë nëse Vuçiç vazhdon me politikën prej injoranti Amerika do ti bëjë embargo. E di politikën e tyre fillon nga negociata dhe pastaj të ndëshkon me embargo, fuqia e saj mban ekuilibrin global
“Politika amerikane tha se do i bëj sanksione serbisë në rast se nuk pranon Kosovën. Rusinë e ka kaluar në krizë nga embargot që ka bërë, është një politikë e tillë nëse Vuçiç vazhdon me politikën prej injoranti Amerika do ti bëjë embargo. E di politikën e tyre fillon nga negociata dhe pastaj të ndëshkon me embargo, fuqia e saj mban ekuilibrin global.
Shqipëria është e pushtuar nga korrupsioni, ata kanë gjetur 20 miliard dollar nga korrupsioni shqiptar. Tani lind problemi kryeministri shqiptar me pushtuesin apo me amerikën. Arrestimi i një politikani do ishte pozitive, këtë nuk e kanë shqiptarët pasi ata drejtohen nga amerikanët pasi është e pa cënuar nga korrupsioni. Legjislacioni i ri është kundër korripsionit dhe krimit të organizuar, korrupsioni i ka dhënë tregun krimit të organizuar dhe kanë pridhur tregun. Janë dy shtete shqiptar në Ballkan, ka pasur vetëm një rast Gjermania lindore dhe perëndimore qe u krijua një krizë.
Shtete shqiptare në Ballkan ose do bashkohen ose do kthehen në federale, Shqipëria dhe deri diku dhe Kosova drejtohen nga njerëz të korruptuar. Kosovën e drejton Amerikën, për Shqipërinë është krijuar një vend i ri atë nuk e futi Rama por atë e ka futur politika Amerikane.
Politikën e madhe ne nuk mund ta rrokim dot, problemi qëndron se politika e lartë perëndimore e kanë përqendruar vëmendjen e tyre nga Shqiptarët. Ne jemi kthyer atje ku humbëm në vitin 1912, pasi politika anglosaksone është difekt i madh dhe i botës shqiptare,” u shpreh Ngjela.