Sasi rekord/ Rama jep lajmin: Sapo mbërriten 340 mijë vaksina të tjera në Shqipëri

Pak minuta më parë në vendin tonë kanë mbërritur edhe 340 mijë vaksina të tjera. Lajmi për mbërritjen e dozave të vaksinës Coronavac u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama.
Kjo sasi e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ndërkohë ministrja Ogerta Manasirliu shkruan se do të intensifikohet vaksinimi anticovid, me ditët e hapura të vaksinimit masiv, vaksinimin derë më derë dhe uljen e fashës së vaksinimit, duke u dhënë kështu mundësi sa më shumë qytetarëve të vaksinohen dhe të mbrohen nga Covid19./Gazeta SHQIP