‘Se di ça të them…”/ A u largua nga ministria pas skandalit me tenderin e uniformave? Plarent Ndreca: Struktura u krijua nga Rama

Plarent Ndreca u largua nga posti i sekretarit të ministrisë së Brendshme në kohën kur Agjencia e Blerjeve të Përqendruara bëri tenderin korruptiv të uniformave të policisë,  ku vetëm kapelja kishte një kosto prej 328 eurosh.

Në një lidhje për emisionin “Breaking” në Top News, Ndreca u shpreh se largimi i tij nuk kishte lidhje me tenderin.

“Nuk ka lidhje as me rastin dhe as me shkakun. Me sa mbaj mend nuk ka qenë lidhur ende kontrata, me sa mbaj mend. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka lidhje me Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, e cila është krijuar nga ministria”, tha ai.

Por si është e mundur që u zhvillua ky tender pa firmën e sekretarit të Përgjithshëm?

Ndreca pretendon se ky tender është zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara dhe ministri dhe sekretari i Përgjithshëm nuk kanë lidhje me procedurat.

“Me vendim të Këshillit të Ministrave është krijuar Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara. Aty kryhen të gjitha procedurat. Sekretaria nuk ka lidhje me procedurat. Ky është shpjegimi, nuk di . Aty kryhen të gjitha procedurat. Sekretaria nuk ka lidhje me procedurat. Ky është shpjegimi, nuk di ça të them tjetër”, tha Ndreca./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT