Shokuese! Shqiptari vrau gruan për një numër telefoni, mendoi se ishte i dashuri, por rezultoi vëllai i saj

Një vrasje e ndodhur në tetor të vitit 2020 tronditi Gjermaninë, pasi shqiptari H.S., 56-vjeç, masakroi me thikë gruan e tij, D.S., 47-vjeçe, pasi dyshonte se e tradhtonte.
Një numër i panjohur i telefonit në celularin e gruas ishte shkaku që çoi shqiptarin nga Kosova të kryente krimin e rëndë.
Shqiptari dyshoi se gruaja e tij shkonte me një person tjetër, dhe pa e kontrolluar se kujt i përkiste numri i telefonit, ndërmori aktin ekstrem duke i marrë jetën.
“Gjaku mu nxeh”, mësohet të ketë thënë ai.
Pas sherrit, mësohet se ai kishte marrë në sirtarin e kuzhinës një thikë me një teh të gjatë nëntë centimetra, dhe kishte goditur të paktën 14 herë gruan e tij.
Pas krimit burri mori ilaçe për të vrarë veten, por shpëtoi.
Hetimet policore më vonë zbuluan se numri i panjohur i telefonit ishte numri i ri i vëllait të viktimës. Ai thjesht donte të komunikonte me motrën e tij.