‘Shqipëria 2030’ çon Ramën në Vjenë: Hapja e universiteteve tona ndaj atyre evropiane, deri te njehsimi i diplomave

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Vjenë, ku ka takuar drejtuesit e universitetit të njohur austriak BOKU.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo vizitë ishte në kuadër të mbështetjes së drejtpërdrejtë ndaj Universitetit Bujqësor të Tiranës. Autoritetet shqiptare synojnë lidhjen e një partnershipi strategjik me universitetin austriak, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit Shqipëria2030, që synon hapjen e madhe të universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjioze evropiane, deri në njehsimin e diplomave.
“Një vizitë brenda ditës, në mbështetje të drejtpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin synojmë lidhjen e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit #Shqipëria2030, që synon hapjen e madhe të universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjioze evropiane, deri në njehsimin e diplomave“, shkruan Rama.