“Sot ditë e shënuar! Theu qafën Kuvendi i turpit!”

Seanca plenare e 7 korrikut shënoi edhe fundin e një legjislature, jo të zakontë për vendin.
Akademiku Artan Fuga, e ka quajtur ditën e sotme një ditë të shënuar për demokracinë. Përmes një postimi të shkurtër në facebook, profesori i komunikimit shkruan se sot theu qafën Kuvendi i turpit.
“Sot ditë e shënuar! Mbylli punimet, theu qafën Kuvendi i turpit!
Nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti që prodhoi ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë! Turpi është në ballë edhe te Komisioni i edukimit, medias arsimit, për ata gjoja opozitarë dhe kooperativistë, infermiere që u marrin të keqen infermiereve, edukatore çerdhesh që u marrin të keqen edukatoreve, në thelb të pashkollë që u bënë vegla të antikulturës, antishkencës dhe mizerjes anti-intelektuale!
Historia i nxorri me turp në breg të kënetës!
Ik parlamenti i turpit ik! Të shpëtojë Shqipëria nga ty!”, shkruan Fuga./Gazeta SHQIP