Stuhia mbërrin në Shqipëri, sinoptikania tregon se kur merr fund shiu me shtërngatat dhe kur do të ketë rritje temperaturash

Vendi jonë u përfshi sot nga një stuhi, ku shtërgatat e shiut ishin prezente dhe era e fortë.

Sinoptikantia Lajda Porja ka qetësuar qytetarët duke thënë se nuk ka vend për panik, pasi shiu dhe era nuk kanë më fuqi dhe se në vendin tonë do të kalojë pa probleme.

Ndër të tjera ajo është shprehur se nga e mërkura do të ket një përmirësim të motit dhe temperatura të larta.

“Stuhia e ka humbur fuqinë e saj, ndonëse është drejtuar drejt vendeve të Ballkanit. Kjo stuhi ka sjellë situatën e rrebesheve edhe në vendin tonë. Situata ka nisur me rrebeshe, shkarkim rrufesh e bubullima. Pritet që në orët në vijim do të kemi dobësim të reshjeve në zonat bregdetare, që do të zhvendosen në zonat veriore dhe qendrore, si Shkodra, Lezha, Tirana, Elbasani, ku pritet të ketë rrebeshe shiu, të cilat do të dobësohen nga mbrëmja.

Nuk bëhet fjalë të kemi përsëritje të situatave, si në qendër të Evropës. Nuk përjashtohet ndonjë intensiv, ku do të ketë dhe ndonjë lagje me probleme, por jo probleme si në Evropën perëndimore. Më problem mbeten zonat malore. Nuk ka vend për panik. Këto lloj situatash, që kanë mbetur celula ende në zhvillim të stuhisë, nuk kanë më fuqi. Vendet e tjera të rajonit janë më të rrezikuar se Shqipëria, ku do të kemi reshje intensive kryesisht në zonat malore.

Duke filluar nga e mërkura do të kemi përmirësim të motit dhe temperatura të larta. Cdo gjë do të kalojë sonte në mbrëmje. Sonte gjatë natës presim përmirësim të motit në pjesën më të madhe të vendit, ku rrebeshet do të fokusohen në zonat malore. Nesër do të jetë pak freskët, ndërsa në vijim pritet rritje temperaturash, ku në fundjavë do të kulmojmë sërish te 35 gradë”, tha sinoptikania për “news24”.

Kujtojmë që stuhi prej ditësh vijojnë në Gjermani dhe Belgjikë, ku kanë shkaktuar edhe viktima.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT