“Të gjithë të barabartë para ligjit”, paralajmeron Kraja: SPAK po jep rezultate, shpejt fillon dhe BKH-ja. Pavarësisht me kë do kemi të bëjmë, do i shkojmë deri në fund

Kreu i SPAK Arben Kraja, është shprehur sot se struktura që ai drejton ka filluar të japë rezultatet e para dhe po bëhet përditë e më shumë efikase. Kraja ka theksuar se ata punojnë me parimin që të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Në takimin për 5 vjetorin e Reformës në Drejtësi, ai e ka bërë të qartë se Prokuroria Speciale nuk do të ndalet, pavarësisht se me kë do të ketë të bëjë.
“Struktura përditë e më shumë po bëhet më efikase dhe po jep rezultate konkrete. Në raport me partnerët tanë ndërkombëtar, jemi të besueshëm. Edhe në raport me publikun, ka pritshmëri të madhe, njerëzit duhet të kuptojnë që pritshmëritë janë në bazë opinioneshm, ne punojmë në bazë provash.
Nga kontaktet që kemi me partnerët, BKH është gati të fillojë punë me një grup shumë efikas dhe me vullnet për të punuar e për të dhënë rezultat. Ka pasur ndëshkueshmëri me konfiskime pronash nga aktiviteti kriminal, por edhe hetime e ndjekje penale ndaj personave, zyrtarë apo jo zyrtarë, hetimi ndaj të cilëve do të shkojë deri në fund. Pavarësisht kush do jenë personat apo personazhet e përfshirë në hetim, ne do t’i shkojmë deri në fund.
Kemi nevojë për një ambient më të përshtatshëm për Byronë Kombëtare të Hetimit. Kapacitetet që ne kemi sot, në një afat të shkurtër do jetë e pamundur që ata të punojnë në kushte normale. Një tejtër kërkesë është mandati i kufizuar i prokurorëve.
Në prioritete i kemi të qarta: Lufta kundër korrupsionit, sekuestrimit të pasurive nga aktivitete kriminale. Ne punojmë me parimin që të gjithë janë të barabartë para ligjit”, është shprehur shefi i SPAK Arben Kraja.