“Tenderat në Fier po i fiton mafia”/ SPAK thërret Petro Koçin për akuzat, të hënën ballafaqimi

Prokuroria e Posaçme, SPAK do të thërrasë të hënën Petro Koçin, zyrtarin socialist që prej ditësh ka akuzuar se tenderat në bashkinë e Fierit po fitohen nga persona me rekorde kriminale, që janë kthyer tashmë statusin e biznesmenëve të ligjshëm.
Më 26 korrik, SPAK do të njihet më nga afër në lidhje me akuzat që ka lëshuar Koçi që ka shkaktuar jo pak përplasje edhe brenda PS-së së Fierit dhe drejtuesve lokalë.
Prej ditësh në disa postime publike, Koçi ka kërkuar që SPAK duhej të instalohej në Fier për ndjekur se kush i ka fituar prokuririmet publike, duke theksuar se ato janë marrë nëpërmjet njohjeve me zyrtarët lokalë apo me kërcënime të ndryshme.