Tenderi i uniformave/ Po Sandër Lleshaj dhe Plarent Ndreca a kanë përgjegjësi për abuzimet?!

Në majin e vitit të kaluar, Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshi ndërsa sekretar i përgjithshëm ishte Plarent Ndreca, emrat e të cilëve akoma nuk kanë dal nga SPAK. Tenderi 25 milion euro i cili ka kaluar në duart e ish-sekretarit Ndreca dhe ministrit Lleshaj ka shkaktuar një dëm ekonomik shumë të madh për buxhetin e shtetit. Sipas SPAK ky tender ka shkelur garën e barabartë
Hetimet fillimisht nisën për shkeljet të rregullave në tenderim, shpërdorim detyre me dyshimin për korrupsion, por ende nuk janë bërë publike në mënyrë zyrtare akuzat që rëndojnë për personat e përfshirë në këtë abuzim.
Tenderi për të cilën SPAK ka urdhëruar ndalimin dhe arrestimin e zyrtarëve kap vlerën e rreth 25 milionë eurove dhe është bërë një vit më parë në Ministrinë e Brendshme.
Padia e Ministrisë së Brendshme ndaj PD:
Në vitin 2019, Ministria e Brendshme i drejtohej prokurorisë me një kërkesë-padi ndaj Partisë Demokratike, të cilës i kërkonte plotë 10 milion lekë dëmshpërblim për publikimin e një materiali, me anë të të cilit Partia Demokratike akuzonte Ministrinë e Brendshme se po favorizonte një klient të qeverisë, përsa i përket tenderit të uniformave të policisë. Mirëpo, sot pas dy vitesh, koha po tregon se Partia Demokratike paska pasur të drejtë në akuzat e saj në lidhje me këtë aferë korruptive.
Padia e ministrisë së brendshme ndaj partisë demokratike:
Deklarata e Enkelejd Alibeajt:
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar sot me anë të një deklarate për mediat deputeti i zgjedhur, Enkelejd Alibeaj, i cili ndër të tjera tha se edhe njëherë, koha i dha të drejtë Partisë Demokratike në betejën në mbrojtje të interesit publik. Më tej Alibeaj shtoi se goditja e kësaj afere nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse drejtësia nuk troket tek dera e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës.
A duhet duhet të mbajë përgjegjësi ish ministri Lleshaj dhe ish-sekretari i ministrisë së Brendshme Ndreca?! A mundet që diikush që ka parë shkelje kaq flagrante të mos jetë ankuar tek ata si drejtues.
Pse tha dorëheqje Ndreca fiks pas publikimit të këtij skandali, denoncimi u bë nga opozita dhe nga deputetët e opozitës së re Myslym Murrizi dhe Halit Valteri. A duhet të flasë Ndreca dhe Lleshaj të shpjegojnë rolin e tyre në këtë mega-skandal./Gazeta Shqip