Tokio 2020! Distria Krasniqi fantastike, Kosova fiton medalje në xhudo

Fantastike! Distria Krasniqi arrin fitoren e radhës në Lojërat Olimpike të Tokios dhe tashmë e ka të sigurt një medalje.

Në garimin e saj në kategorinë deri në 48 kg, sportistja dardane shkëlqeu duke kaluar në finale pasi mposhti Urantsetseg Munkhbat, duke fituar tashmë të drejtën për një vend në podium.

Më parë, Krasniqi kishte mposhtur rivalen Chen Hao Lin nga Taipei që i dha një vend në raundin gjysmëfinal dhe tani hoqi qafe edhe rivalen tjetër Munkhbat.

Do të jetë medalja e dytë për Kosovën pas asaj në 2016 nga Majlinda Kelmendi dhe endrra është gjithmonë ajo e arta edhe pse do të ishte sukses i madh edhe medalja e argjendë./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT