“Vendimi për Becchettin do t’i kushtojë 45 mijë lekë çdo shqiptari”. PD, Grida Duma: Drejtesia të veprojë ndaj Ramës

Deputetja demokrate Grida Duma shprehet se vendimi i Gjykatës së Strasburgut do t’i kushtojë çdo shqiptari 45 mijë lekë.

“Edi Rama mund të përpiqet t’i fshihet të vërtetës, por nuk e zhbën dot atë. Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë për dëmin ekonomik prej 110 milionë euro që do të paguajnë familjet shqiptare nga xhepat e tyre. Secili prej nesh, nga një i porsa lindur deri te pensionisitët, do të paguaj 45 mijë lekë të vjetra. Para që mund të shkonin për shkolla, spitale, rrugë, për ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, për të blerë ushqime, por do të shkojnë për të dëmshpërblyer luftën personale të Ramës me median”, shkruan Grida Duma.

Më tej ajo shprehet se “Shteti i kapur nga korrupsioni u përdor për këtë luftë personale, prandaj përgjegjësit e kësaj fature prej 110 milionë euro duhet të shkojnë para drejtësisë. Mjaft kanë paguar shqiptarët për dëmet ekonomike të shkaktuara nga jnë pushtet i korruptuar deir ne palcë, është koha të paguaj Edi Rama!”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT